Një 24 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Lezhës pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Trajektorja”, forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kane bërë te mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim kombëtar Gjulio Vokrri, 24 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trajektorja”, forcat policore të Stacionit të Policisë Shëngjin, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kane bërë te mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim kombëtar Gjulio Vokrri, 24 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Ky shtetas, në shtator të vitit 2021, në fshatin Manati, Lezhë, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin P. B.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al