Për herë të parë, ushtria ukrainase ka thënë se forcat ruse kanë filluar të hedhin në erë urat për të ngadalësuar kundërsulmet ukrainase në verilindje, sipas CNN.
Në përditësimin e fundit, Shtabi i Përgjithshëm tha të shtunën se në zonën e Tsyrkuny dhe Rusky Tyshky në lindje të Kharkiv, “pushtuesit hodhën në erë tre ura për të ngadalësuar kundërsulmet e ukrainasve.
Gjatë dy javëve të fundit, trupat ukrainase kanë rimarrë në kontroll një sërë fshatrash në veri dhe lindje të Kharkiv, duke e bërë më të vështirë për rusët përdorimin e artilerisë kundër qytetit, si dhe duke kërcënuar se do të ndalojnë linjat ruse të furnizimit për forcat që luftojnë në Donetsk dhe Luhansk.
/abcnews.al