Një grua nga Mali në Marok duket se ka shënuar një rekord të ri botëror sqa i përket lindjes së fëmijëve, pasi ka lindur 9 foshnje.
Por ajo që e bën më të çuditshme këtë lajm, ëhstë se vetë gruas shtatzënë para lindjes i kishin thënë se ajo kishte 7 fëmijë në bark, por ditën e lindjes ndodhi surpriza e madjhe, me dy fëmijë “shtesë”.
Nëna, 25-vjeçarja Halima Cisse, lindi foshnjat me prerje cezariane të martën në Marok pasi u dërgua atje për kujdes të veçantë, njoftoi zyrtari më i lartë shëndetësor i Malit.
Gazetarët e Associated Press panë disa nga foshnjat duke tundur duart dhe këmbët brenda inkubatorëve të mërkurën në klinikën private Ain Borja në Casablanca. Stafi mjekësor kontrollonte rregullisht statusin e tyre në repartin e të porsalindurve, me letër-muri me personazhe vizatimorë.
Drejtori i klinikës së Casablanca, Youssef Alaoui i tha televizionit shtetëror maroken se ata ishin kontaktuar nga mjekët malianë për rastin një muaj e gjysmë më parë. Ata nuk prisnin nëntë foshnja, tha ai.
Cisse lindi para kohe në javën e 30-të dhe tani është në gjendje të mirë pas gjakderdhjes së rëndë për të cilën iu dha transfuzion gjaku, tha ai.
Libri i Rekordeve Botërore Guinness aktual për shumicën e lindjeve të fëmijëve në të njëjtën kohë është tetë dhe se po verifikon lindjen në Marok.
Mbajtësja aktuale e rekordit Guinness është amerikania Nadya Suleman, e cila lindi tetë fëmijë të parakohshëm në vitin 2009.