Pak ditë më parë, ndërsa punonte në një spital në Brazil, Dr. Igor Paiva Diaz dhe kolegët e tij dëshmuan besnikërinë dhe dashurinë në formën e saj më të pastër. Ata mbetën të habitur nga besnikëria e një qeni shumë të mirë të quajtur Mandrak.
Pasi pronari i Mandrak u sëmur nga infeksioni, një ambulancë u dërgua në shtëpinë e tyre për ta transportuar në spital. Mandrak ishte atje duke parë ndihmësit që transferonin pronarin e tij në ambulancë por refuzoi ta linte pronarin e tij.
Kur u nis ambulanca, ai e ndoqi nga pas. Mandrak ishte ende në rrugë kur ambulanca mbërriti në spital. Në kohën kur u fut pronari i tij, qeni po qëndronte tashmë para derës.
/abcnews.al