Civilët që po përpiqen të largohen nga Kherson po përballen me ngacmime dhe abuzime nga forcat ruse, sipas zyrtarëve ukrainas, shkruan CNN.
“Rruga për t’u larguar nga qyteti ka qenë e ndërlikuar. Ka disa raste kur njerëzit kanë arritur të evakuuohen, qoftë edhe me autobus, por shumica e njerëzve janë rikthyer sërish. Të gjithë rrugët janë të bllokuara” tha Yurii Sobolevskyi, nënkryetari i Këshillit rajonal të Kherson.
Sobolevskyi pohoi se “ka raste kur forcat ruse abuzojnë me ukrainasit në pikat e kontrollit, duke i detyruar burrat të zhvishen, për ti kontrolluar për tatuazhe.”
Ushtarët rusë kontrollojnë shpesh civilët ukrainas për tatuazhe nacionaliste dhe neo-naziste. Qyteti jugor i Khersonit ishte qyteti i parë ukrainas që ra në kontrollin e rusëve dhe që atëherë dhjetëra njerëz janë përpjekur të largohen.
Gjatë javëve të fundit, në rajonin e Khersonit ka pasur pretendime të shumta për përdhunimin e civilëve nga forcat ruse.
/abcnews.al