“A i druhet PS një krize të mundshme?” Gjiknuri: Opozita mund ta ketë si dëshirë, s’do t’i plotësohet

schedule10:33 - 6 Maj, 2022

schedule 10:33 - 6 Maj, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjinknuri është duke mbajtur në selinë rozë një bashkëbisedim me gazetarët, një ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS. Ndër të tjera, Gjiknuri është pyetur nga gazetarët nëse druhen socialistët se pas kaq shumë vitesh në pushtet, në partinë e tyre mund të krijohet një situatë e ngjashme me atë në PD.

Numri dy i Partisë Socialiste u shpreh se kreu i të majtëve nuk e ka mbaruar ende ciklin e tij, dhe kjo jo “sepse ai nuk do vetë, por sepse këtë mandat i kanë dhënë shqiptarët.

Sipas Gjiknurit, opozita është aty ku është sepse ashtu e kanë gjykuar shqiptarët.

“Rama s’e ka mbaruar ciklin e tij. Po këtë mandat i kanë dhënë shqiptarët. Opozita është aty ku është sepse shqiptarët kanë gjykuar që situata të jetë e tillë. E vendosin ata kush del në pension apo kush është në pushtet. Opozita mund ta ketë si dëshirë, por nuk do t’u plotësohet dëshira për një kohë të gjatë…” / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!