Deputeti Agron Shehaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se ai nuk do të kandidojë për kryetarin e PD në këto zgjedhje përballë Berishës.
Shehaj, i cili më herët garoi përballë Bashës tha se është i vendosur që në këto zgjedhje nuk do të konkurojë.
Pyetje: Do kandidosh kësaj here?
Shehaj: Jo!
Pyetje: E vendosur?
Shehaj: Po, po!
Gjithashtu edhe Fatbardh Kadilli i cili garoi në qershor të vitit të shkuar për kreun e PD, deklaroi se këtë herë nuk do të garojë, pasi sipas tij nuk ka garë.
“Nga sfida nuk heq dorë kurrë, por në këtë rast nuk ka garë. Mbetem i vendosur që në sfidën për ndryshimin e PD të mos heq dorë kurrë. Por në këtë rast nuk ka garë. Unë e bëra garën e ideve, kam arritur një kënaqësi nga materializimi i këtyre ideve edhe në ndryshimet e kuvendit të datës 11 Dhjetor, por rruga është e gjatë dhe idetë mund t’i kontribuoj edhe jashtë kësaj gare”, tha Kadilli.