Koloneli Demiraj: Si ka ndryshuar “plani” i SHBA në Ukrainë, pse kanë kaluar te armatimet e rënda

schedule21:53 - 5 Maj, 2022

schedule 21:53 - 5 Maj, 2022

Në ditën e 71 të luftës në Ukrainë vijon të luftohet me beteja të vështira dhe të përgjakshme. Koloneli Dritan Demiraj, i ftuar në emisionin “Log.” në Abc ka komentuar situatën aktuale në Ukrainë dhe lëvizjet e fundit në ndihmë të saj nga SHBA e BE.

Është e rëndësishme të shpjegoj pse është vendosur ky lloj armatimi. Pse kemi zhvendosje të armatimeve taktike në armatime operacionale, nga të lehta në të rënda. Ky konsiston kjo strategji amerikane. Në 60 ditët e para të luftës kemi pasur disa misione. Goditja zhvendosja ndërprerjes e linjave të komunikimit të rusëve.

Të gjitha llojet e armatimeve të Rusisë, deri te raketat më moderne që ka në bashkëpunim me dronet dhe mjetet e tjera luftarake. Strategjia tani nuk është më gjakosja e batalioneve të Rusisë por kalimi në kundra-ofensivë. Rusët kanë ecur ndjeshëm. Gjithë ky armatim konsiston në kundër ofensivë”, tha Demiraj mes të tjerash.

Ish ministri Fatmir Mediu ka risjellë në vëmendje kërcënimin e disa ditëve më parë të bërë nga presidenti Vladimir Putin i cili tha se Rusia është në luftë me NATO-n, ndërsa paralajmëroi për shtrirje të luftës në vendet që mbështesin Ukrainën.

“Eskalimi i tensioneve krijon problem të tjera. Putin tha se Nato është në luftë me Rusinë, duke thënë se do e shtrijë luftën edhe te vendet që e mbështesin me armë Ukrainën”, tha Mediu.

Pedagogu Hektor Ruci tha se: “Risku është i lartë. Po vlerësohet risku. Po tentohet të rritet presioni. Presioni i Rusisë ndaj pjesës tjetër të perëndimit. Presioni zhvillohet nga të dyja anët”.

Analisti Skënder Minxhozi u shpreh se politika evropiane ndaj ukrainasve po ndryshon.

“Thuhej se pentagoni kishte çuar 1200 sisteme anti-tank në Ukrainë. Dhe pranohej nga pentagoni se kjo përbënte një të tretën e sasisë që kishin. Klark tha se po krijohen boshllëqe te ne. Po futet një fluks armësh që nuk është me thjesht mbrojtës, po kalohet në armë shumë të rënda që janë sulmuese. Po ndryshon politika evropiane ushtarake ndaj ukrainasve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!