Një person është arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dhunuan mbrëmjen e djeshme në Vlorë një polic rrugor.
Abcnews.al mëson se gjatë kontrollit në banesat e tre personave u gjet një armë shtogan , dy krehër fishekë pistolete dhe fara kanabisi.
Efektivi i policisë mori disa dëmtime në trup, e për pasojë u shtrua në spital mbrëmjen e djeshme. Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 në lagjen Pavarësia në Vlorë.
/abcnews.al/

