Të evakuuarit nga uzina e çelikut: Ishte tmerr, njerëzit aty vetëm qanin

schedule14:39 - 5 Maj, 2022

schedule 14:39 - 5 Maj, 2022

Të evakuuarit nga uzina e çelikut Azovstal në Mariupol, i kanë përshkruar si të tmerrshme kushtet në të cilat jetuan afërsisht dy muaj.

Banorët tani janë strehuar në Zaporizhia. Një grua e quajtur Katerina tha se nuk e pa dritën e ditës ose nuk merrte ajër të pastër ndërsa ishte bllokuar në fabrikën e çelikut, raporton BBC.

Ajo tha se nëse ushtarët e fundit ukrainas të mbetur të ngujuar në fabrikën e çelikut nuk largohen, do të vriten të gjithë.

Një grua e quajtur Olena tha: “Njerëzit nuk pushojnë së qari. Ata janë në dëshpërim absolut për të ikur nga atje. Filluan të mendojnë për vetëvrasje sepse nuk ka rrugëdalje.”

Marku, një djalë 11-vjeçar, tha se ishte i frikësuar sepse avionët e luftës “gjuanin gjithmonë” dhe “kishte bomba që binin dhe shpërthenin”. “Ishte e frikshme të dëgjoje të gjitha këto, i gjithë bunkeri u drodh,” tha ai. /abcnews.al