Mbetje kockore të dyshuara si njeriu janë zbuluar ditën e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” të qytetit.
Ka qenë një banore e zonës që ka njoftuar policinë, pasi ka konstatuar eshtrat në një grumbull dherash pranë banesës së saj.
Një banore e lagjes thotë gjithashtu për mediat se edhe ajo i ka parë mbetjet kockore. “Ishte një kafkë koke njeriu dhe dy-tre eshtra të tjera. Erdhi policia, i morën. Makinat i kanë sjellë. Ka një dy javë aty”, thotë ajo.
Ngjarja është e buluar me mister, ndërsa eshtrat janë marrë për ekzaminim nga Mjekësia-Ligjore. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë. /abcnews.al