Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka takuar presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier në Berlin.
Lajcak që ndërmjetësoi mbrëmë një darkë pune mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq ndodhet në kryeqytetin gjerman me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz.
Lajcak ka shkruar se me presidentin Steinmeier ka pasur një diskutim inspirues për Ballkanin Perëndimor.
“I lumtur për një mundësi tjetër që ta takoj presidentin e Gjermanisë Steinmeier dhe të kem një diskutim inspirues për Ballkanin Perëndimor dhe përtej”, ka shkruar Lajcak./Express