Ditari prekës i 8-vjeçarit ukrainas: Lufta më mori gjyshërit

schedule11:48 - 5 Maj, 2022

schedule 11:48 - 5 Maj, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka shpërndarë pjesë të ditarit  tronditës të një 8 vjeçari ukrainas, shkruan skynews.

Kuleba tha se Yehor shkruajti kujtimet e tij ndërsa ishe fshehur në një strehimore për t’i shpërtuar bombardimeve ruse.

“Që nga 24 shkurti, dy qentë e mi kanë ngordhur, ka vdekur gjyshja ime Halya dhe Mariupoli im i dashur,”

Kuleba tha se edhe gjyshi i Yehor kishte vdekur gjithashtu, ndërsa ai, motra dhe nëna e tij ishin plagosur si pasojë e sulmeve ruse. Ditari përmban skica të shtëpive të rrafshuara dhe ndërtesa që digjen ndërsa trupat shtrihen në tokë.

Ende nuk dihet identiteti i 8 vjeçarit dhe çfarë ka ndodhur me të. Ditari u gjet nga fotografi i Mariupolit Evgeny Sosnovsky. Qyteti ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm që nga fillimi i luftës. Rreth 100,000 njerëz thuhet se janë të bllokuar, duke përfshirë dhjetëra fëmijë brenda fabrikës së çelikut Azovstal.

Ukraina ka pohuar se forcat ruse kanë vrarë më shumë se 600 fëmijë që nga fillimi i pushtimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!