Banorët e Rinasit janë mbledhur sërish në protestë ditën e sotme. Protesta vijon sot në ditën e katërt, ndërsa banorët kundërshtojnë vendimin e ARRSH, që kthehu segmentin Kashar-Rinas vetëm me një sens drejtimi.
Ata thonë se nuk ka rrugë alternative për lëvizjen e tyre në zonë. Gjatë këtyre ditëve, banorët kanë paralajmëruar se nëse nuk zhbëhet vendimi i ARRSH ata do të bllokojnë aeroportin “Nënë Tereza”.
Sakaq, gazetarja Ema Shazivari raporton se në protestën e sotme janë të pranishëm edhe dy deputetët e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu dhe Oerd Bylykbashi. Ditët e kaluara në protestë ka qenë edhe deputetja demokrate Andia Ulliri. Kjo e fundit i ka nisur gjithashtu një shkresë Kuvendit. /abcnews.al

