Brenda dhomës së negociatave, Lajçak publikon fotografinë nga darka me Kurtin e Vuçiç

schedule22:19 - 4 Maj, 2022

schedule 22:19 - 4 Maj, 2022

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimin me kryenegociatorët e dialogut më 13 maj.

Lajçak me një postim në twitter njoftoi se darka joformale ka përfunduar, për të cilën tha ishte i është mirënjohës qeverisë gjermane për pritjen.

Në fotografinë e postuar nga Lajçak shihet se kryeministri Kurti ishte duke buzëqeshur, ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak.

Ndryshe, në media u raportu se kjo darkë ka filluar që nga ora 19:45.

Fillimisht faqja e Kancelarit të Gjermanisë ka njoftuar se takimi mes emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me kryeministrin kosovar, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç po zhvillohet në vilën Borsig në Berlin.

Sipas njoftimit thuhet se ky takim po bëhet për qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të dialogut.

“Për të avancuar më tej dialogun, kancelarja ftoi në Berlin edhe të dërguarin special të BE- së Miroslav Lajçak. Në mbrëmje ai takoi Vuçiqin dhe Kurtin në vilën Borsig, konak i Ministrisë së Jashtme. Qëllimi i dialogut të Brukselit është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, e cila hap perspektivat e BE-së për të dy vendet dhe kontribuon në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e tyre.

Borsig-Vila është një ish-shtëpi fshati e familjes sipërmarrëse të Berlinit, Borsig . Ndodhet në gadishullin Reiherwerder prej 12,37 hektarësh në anën veri-perëndimore të liqenit Tegel, i cili është pjesë e rrethit Reinickendorf të Berlinit .

Kjo vilë i përket Ministrisë së Jashtme , në të cilën janë trajnuar të gjithë anëtarët e shërbimit të jashtëm të mesëm dhe të lartë që nga fillimi i vitit 2006.

Vila shërben si bujtinë për Ministrinë e Jashtme Gjermane.

/Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!