Deputeti i PD Dashnor Sula e ka nisur intervistën e tij në “Radarin Informativ” në Abc me gabimet e PD dhe e ka mbyllur me fundin që sipas tij do të kenë disa aktorë politikë nga maxhoranca.
“2013 dhe 2021 është për të ardhur turp për PD. Do marr 3 momente dramatike të PD që i vunë vulën dështimit të 25 prillit 2021. Duhet të kishim numër të madh votash që të mos kushte manipulim kaq të madh të votuesve nga ana e PS. Nuk mund ti falet PD mospjesëmarrja në reformën territoriale Basha ka përgjegjësinë më të madhe por edhe forumet e tjera. Djegia e mandateve ishte çmenduri. Rama ndryshoi disa herë kushtetutën. Edhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore ishte tjetër gabim”, tha Sula në intervistën me gazetaren Juli Xhokaxhi.
I pyetur se përse nuk ka marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, Sula tha se Rithemelimi nuk ka vullnet real për bashkimin e demokratëve.
“Unë i them gjërat aty ku duhet t’i them. S’kam parë vullnet real nga Rithemelimi për të pasur gjithëpërfshirje të demokratëve në bazë. Në Elbasan në 7 bashki, nuk është bërë asnjë zgjedhje në strukturat e PD. Nuk ka pasur përfshirje reale të strukturave të PD. S’ka pasur proces real. Pas 21 marsit mos e përmendni më Bashën. Kush e përmend Bashën bën gabim të madh. Për mua mund të kenë afeksion më shumë se Bashën por nga pikëpamja tjetër janë korrekte në bindjet e tyre (për grupin që nuk shkoi në Kuvendin e Berishës). Ata që nuk shkuan në Kuvendin e Berishës nuk do të thotë se janë me Bashën. Rithemelimi t’i vërë gishtin kokës dhe duhet të kuptojë se rruga e njëanshme nuk është rruga e duhur”, tha deputeti i PD.
Në fund deputeti paralajmëroi se në vijim do ketë zhvillime të rëndësishme që sipas tij do të shënojnë fund tragjik për disa aktorë politikë të maxhorancës.
“Do ketë rrjedhje ujë gjatë 2022-2023 deri në 2025, ngjarje që nuk kanë ndodhur në kaq vite në PD. Kjo do sjellë shumë ngjarje dhe ngjarje që do sjellin ndryshime dhe në mendjen e personave që janë drejtues në PD. 2022-2023 janë vite që do ketë filluar ndëshkimi në politikën shqiptare.
Persona të caktuar te maxhoranca do të kenë fund tragjik. Janë kthyer në disa kompjutera që vetëm numërojnë paratë, për ta fundi do jetë tragjik. Drejtues të lartë të maxhorancës do kenë ndëshkime. S’ka vlerë pasuria e kujtdo, se do kenë fund tragjik. Nuk gëzohem si qytetar por si politikan sepse duhet të hiqet vula se politikanët janë të korruptuar”.
/abcnews.al