Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Damian Gjiknuri takon kreun e OSBE-së në Tiranë, zbardhet fokusi i diskutimeve

schedule18:23 - 4 Maj, 2022

schedule 18:23 - 4 Maj, 2022

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka pritur ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco. Përmes një postimi në rrjete sociale ai bën me dije se në fokus të takimit ka qenë Reforma Zgjedhore dhe adresimi i rekomandimeve të bëra nga OSBE.

“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Gjiknuri.

Më herët kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë me një mesazh për partitë politike që kanë dakordësuar për krijimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore, duke iu kërkuar që të fillojnë sa më parë punën.

Të fillojë puna për Reformën Zgjedhore për përmbushjen e propozimeve të OSBE/ODIHR”. Në njoftim ai theksoi se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg, ndërsa ka publikuar 2 data kur mund të zhvillohen. Data e parë për zhvillimin e zgjedhjeve sipas Celibashit është 16 Prill 2023 kurse data e fundit kur mund të mbahen është 14 Maj 2023.

Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.

Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, thuhej në mesazhin e Celibashit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!