Njëzet persona kanë vdekur pasi një autobus u rrëzua në Ugandën Perëndimore, tha policia.
Të paktën 7 nga viktimat janë fëmijë, shtuan oficerit.
Autobusi u rrëzua në autostrada teksa udhëtonte nga qyteti i Fort Portal për në kryeqytet, Kampala.
Fotografitë e postuara në mediet sociale treguan shërbimet e urgjencës duke u përpjekur të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat e shkatërruara. Ky është një nga aksidentet më vdekjeprurëse në vendin afrikan në vitet e fundit, shkruan Sky News.
Aksidentet rrugore nuk janë të rralla në Ugandë, ku rrugët janë shpesh të ngushta dhe të mbuluara me gropa. /abcnews.al/