Ukraina: 21 civilë janë vrarë dhe 27 janë plagosur nga sulmet ruse në Donetsk

schedule08:32 - 4 Maj, 2022

schedule 08:32 - 4 Maj, 2022

21 civilë janë vrarë në rajonin lindor të Donetskut ndërsa 27 kanë mbetur të plagosur, sipas një zyrtari ukrainas, shkruan BBC.

Sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko, 10 persona janë vrarë në një fabrikë në qytetin Avdiivka.

Kyrylenko tha se ky ishte numri më i lartë i viktimave në një ditë, që nga sulmi në një stacion hekurudhor në qytetin e Kramatorsk, në të cilin humbën jetën 50 persona muajin e kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!