BE-ja pritet të njoftojë paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë gjatë ditës së sotme, duke përfshirë një plan për bllokimin e naftës ruse, sipas BBC.
Kjo është një lëvizje e madhe duke pasur parasysh se sa shumë shtete anëtare varen nga nafta ruse.
Në përgjithësi, BE importon 26% të naftës ruse. Ata kanë paguar tashmë më shumë se 47 miliardë euro për gazin dhe naftën ruse që nga fillimi i luftës.
Gjermania ka shprehur se do të jetë në gjendje tia dalë pa naftën ruse deri në fund të vitit 2022, ndërkohë që vendet e BE-së janë janë konfliktuar për mënyrën se si do të redukojnë varësinë nga gazi rus.
Por disa vende – si Hungaria dhe Sllovakia janë shumë më të varura ndaj naftës dhe gazit rus. Hungaria, veçanërisht, ka kundërshtuar vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë.
/abcnews.al