Deputeti ukrainas: Gjyshet tona po helmojnë ushtarët rusë

schedule22:59 - 3 Maj, 2022

schedule 22:59 - 3 Maj, 2022

Zviatoslav Yurash është deputeti më i ri në Parlamentin e Ukrainës, i cili u bë ligjvënës për herë të parë në moshën 23-vjeçare.

Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Yurash tregoi se çfarë po ndodh në Ukrainë dhe ku janë përqendruar aktualisht bombardimet ruse.

Ai tha se ushtria ukrainase, civilët e vullnetarët po bëjnë rezistencë. Madje, sipas tij, edhe gjyshet ukrainase po helmojnë ushtarët rusë.

Gazetari: Sa vjeç jeni?

Zviatoslav Yurash: 26 vjeç, kam qenë 23 kur jam zgjedhur deputet. Jam nga pjesa perëndimore e Ukrainës, pjesa që sulmua sot nga qindra raketa.

Gazetari: Ku po qëndroni?

Zviatoslav Yurash: Flas nga Kievi, sapo u ktheva nga Kharkiv ku ka ende përleshje dhe sulme ushtarake dhe shikojmë që përleshjet kanë kaluar nga pjesa lindore. Realiteti atje është i tmerrshëm. Përtej detyrimeve tona, unë jam dhe deputet dhe u ktheva këtu për të punuar. Ka sulme dhe shpërthime ditë dhe natë, nëse ecën rrugës shikon një realitet të trishtë me rusë që po përpiqen të shkatërrojnë qytetin. Por Kharkiv është një qytet i madh.

Gazetari: Duket se kanë mbetur në mes të luftimeve qindra mijëra civilë. çfarë ndodh me civilët?

Zviatoslav Yurash: Vdesin, realiteti është që kur zapton një pjesë rezidenciale dhe miliona njerëz kanë jetuar në atë zonë dhe rusët nuk kanë frikë të përdorin artilerinë e rëndë, dhe njerëzit që jetojnë në ato zona vdesin, janë të panumërueshëmcivilët që vdesin në atë zonë. E shikoj këtë gjë në Kharkiv. E shkojmë nga gjyshet që janë duke i helmuar ushtarët. Gjithë kombi është duke rezistuar, rusët nuk dinë çfarë të bëjnë. Shqipëria është shumë e fuqishme, është anëtare e NATO. Ukraina po i tregon botës se çfarë p ndodh, po i tregon se është në gjendje për t’ju bashkuar NATO. Shpresojmë që Shqipëria të vazhdojë të na mbështesi.

Gazetari: Sa është numri i refugjatëve që janë larguar nga vendi?

Zviatoslav Yurash: Janë më shumë se 4 milionë njerëz. Ka shumë që largohen dhe kthehen. Është shumë e vështirë për ta përcaktuar realitetin.

Gazetari: Linjat e furnizimit po funksionojnë?

Zviatoslav Yurash: Realiteti është që të gjithë këta mijëra vullnetarë po përpiqen të na ndihmojnë pasi shkojnë në vende ku ka nevojë më të rëndësishme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!