Një makinë dyshohet se është dëmtuar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17 të qytetit të Durrësit pasditen e kësaj të enjteje. Sipas informacionit të policisë, 53-vjeçari A.J. ka njoftuar uniformat blu pasi konstatoi dëmtime në automjetin e tij të parkuar në afërsi të një lokali.
Pasi autoritetet shkuan në vendngjarje filluan hetimet dhe paraprakisht dyshojnë se dëmtimet janë shkaktuar me armë zjarri. Gjithashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./abcnews.al