Nga Leontina Nika
Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve çel javën evropiane me koncertin muzikë dhome.
“Nëse udhëhiqemi nga kultura gjithçka është në rrugën e duhur.”
Violonçelisti dhe organizatori i Erasmus Pjetër Guralumi thotë se mesazhi kryesor në këto ditë është paqja.
“Artistët kanë përfshirë krahas kompozimeve bashkëkohore dhe sonatës së njohur të Rahmaninov edhe pjesën e kompozitorit ukrainas Nikolai Kapustin, i cili është nda nga jeta një vit më parë. Muzika e tij shquhet për ritmet e xhazit.”
Në këtë javë do të ketë një bashkëpunim të artistëve nga konservatorët e ndryshëm italianë dhe spanjollë së bashku me artistët shqiptarë.
Të huajt janë shumë kureshtarë edhe për muzikën e kompozitorëve shqiptarë, thekson Guralumi.
Dita e Evropës do të kulmojë më 9 maj me një koncert në hollin e Universitetit të Arteve. Megjithatë fillimisht 5 maji ishte caktuar nga ana e Këshillit të Evropës për tu festuar si Dita e Evropës atë qysh në vitin 1964.
Bashkimi Europian filloi të festonte ditën e vet evropiane më 9 maj në përkujtim të Deklaratës Schumanit të vitit 1950, dhe duke iu referuar asaj si “Dita e Schumanit”.
Për shkak të kundërshtimit kundër adoptimit të simboleve të shtetësisë, miratimi i vitit 1985 i “flamurit evropian” kishte qenë i mundur vetëm duke shmangur përdorimin zyrtar të termit “flamur”, në mënyrë që “flamuri evropian” të jetë akoma zyrtarisht “një logo ose emblemë kanë të drejtë të riprodhohen në copa drejtkëndëshe të rrobave “./abcnews.al/