Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj po vazhdon të jetë shumë aktive me projekte muzikore.
Pak ditë pasi publikoi këngën e re “Ale ale”, ajo tashmë ka njoftuar se është drejt finalizimit edhe të tri projekteve të reja.
Përmes disa fotove që postoi në Instagram, ku numëron mbi 1.7 milion ndjekës, Xhensila u shpreh e emocionuar për këngët e reja.
“Vera po vjen dhe bashkë me të po vijnë edhe tri projekte të tjera. Jam kaq shumë e emocionuar”, ka shkruar artistja krahas fotove.
View this post on Instagram
Ndërkohë, ditën e djeshme, Xhensila publikoi një pjesë të shkurtër të bashkëpunimit me këngëtarin, Elgit Doda. Dyshja njoftuan se kënga e re e përbashkët mban titullin “A e din” duke mos dhënë më shumë detaje./abcnews.al