Vllaznia do të përballet ditën e nesërme me Dinamon, ora 16:45, për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 32-të të kampionatit shqiptarë.
Shkodranët do të kërkojnë që “Elbasan Arena” të dalin me pikë të plota, pasi kanë shansin e artë të përfitojnë nga përballja e rivalëve të tyre për vendin e 3-të, pasi në “Kukës Arena” duelojë Kukësi dhe Partizani.
Për këtë përballje trajneri i shkodranëve, Elvis Plori ka 3 rikthime në skuadër, pasi Ardit Krymi dhe Gjurgjevic rikthehen nga pezullimet, ndërsa Da Silva ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë gati për këtë ndeshje.
Trajneri Plori do të ketë zgjedhje luksi për këtë ndeshje pasi skuadra do të jetë më e plotë se kurrë, ndërsa tentohet edhe vendi i 3-të në klasifikim. /f.a/abcnews.al