Një 58 vjeçar është proceduar penalisht në Korçë për lopën e tij. Policia bën të ditur se D. Xh., është kapur duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë filluan procedimin penal për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Lajthizë, Pustec, ky shtetas u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al