Pavarësisht përpjekjeve për t’i mbajtur sekret, një numër grash kanë fituar zemrën e Vladimir Putin gjatë jetës së tij.
E dashura e tij e fundit e supozuar është shfaqur së fundmi në Moskë, ndërsa është fotografuar me një unazë martese në gisht.
Romancat e Presidentit kanë qenë shpesh një temë e nxehtë.
Vetëm gratë vërtet të pasura të Rusisë arrijnë të tërheqin fijet e zemrës së Putinit, me përjashtim të njërës, e cila natyrisht tani mund ta konsiderojë veten në elitën sociale të vendit shkruan The Mirror.
Putini nuk është i prirur që dikush të përpiqet të gërmojë në jetën e tij private.
Ai është shprehur me herët: “Unë kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Ajo duhet respektuar.”
Alina Kabaeva
Ka spekulime se Alina Kabaeva është martuar fshehurazi me Putinin. The Mirror ka bërë një përmbledhje të emrave të të dashurave të njohura të presidentit rus. Muajin e kaluar u pretendua se Alina Kabaeva, 38 vjeçe, ishte fshehur në një vilë zvicerane me fëmijët e saj, të cilët dyshohet se janë fëmijët e Presidentit rus.
Spekulimet për marrëdhënien e Putinit dhe Kabaeva nuk janë të reja, por ata kurrë nuk kanë pranuar se kanë fëmijë bashkë.
Burimet e Kremlinit thonë se ata kanë dy vajza binjake dhe dy djem, të cilët kanë lindur në Zvicër.
Lyudmila Shkrebneva
Më herët Putin ishte shprehur se i pëlqente jetën e beqarit, por hyrja e Lyudmila Putina në jetën e tij, bëri që më në fund, lideri të lidhte kurorë. Ata u takuan në qytetin e tyre të lindjes, Leningrad, tani Shën Petersburg, kur një mik i përbashkët e ftoi Putinin të shihte një shfaqje së bashku me disa të miq.
Thuhet se Putini e kishte fshehur që ai punoi si spiun i KGB-së për pjesën më të madhe të miqësisë së tyre trevjeçare dhe ata u martuan në korrik 1983. Çifti kishte dy vajza, Mariya, e cila lindi në prill 1985 dhe Yekaterina lindi në gusht 1986, pasi ishin transferuar në Gjermani kur Putini ishte vendosur si spiun sovjetik.
Në mënyrë të pabesueshme, duke njoftuar ndarjen e tyre, ai tha se ajo kishte “bërë turnin e saj” si Zonjë e Parë e Rusisë.
Svetlana Krivonogikh
Pothuajse 20 vjet më parë, Putin thuhet se kishte një “fëmijë të dashur” me pastruesen e shtëpisë së tij, me të cilën kishte marrëdhënie.
Svetlana Krivonogikh thuhet se ka punuar në një nga komplekset e tij dhe aty lindën shkëndijat e para.
Luiza Rozova, 19 vjeç, e cila njihet edhe si Elizaveta Krivonogikh, u shfaq si fëmija i liderëve disa vite më parë.
Adoleshentja tani është bashkëpronare e një banke të madhe ruse, një nga gratë më të pasura të vendit me një pasuri financiare dhe pronësie të vlerësuar prej 74 milionë £.
Victoria Lopyreva
Miss Rusia 2003 thuhet se ka magjepsur presidentin dhe ka qenë zonja e tij për një periudhë kohe.
Ajo u bë ambasadore zyrtare e Kupës së Botës FIFA në 2018 përpara se të merrte një rol si drejtoreshë e konkursit Miss Rusia. Zonja Lopyreva tani thuhet se është me një rus të quajtur Igor Bularov.
Ajo gjithashtu u përfol se ishte në lidhje me ish- mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, pasi një foto u shfaq në internet./abcnews.al/