Deputetët e PD refuzuan “30 Prillin”, Kuvendi rikthen 20 ish-deputetë

schedule15:58 - 2 Maj, 2022

schedule 15:58 - 2 Maj, 2022

Nga Juxhin Mustafaraj 

Sali Berisha nuk ja doli të bind shumicën e grupit parlamentar të ishin prezentë në Kuvendin e 30 prillit, por kjo nuk i pengoi delegatët e Kuvendit të risjellin në forumet politike të PD plot 20 ish-deputetë.

Mes emrave të 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD janë shumë prej deputetëve që morën mandatin në vitin 2013, kohë në të cilin PD doli në opozitë pas 8 vitesh në pushtet. Kështu mes emrave të ish-deputetëve bie në sy Ardian Turku, Bedri Hoxha, Elena Qirici, Gent Strazimiri, Keltis Kruja, Mimoza Hajdarmataj apo edhe Voltana Ademi.

Pas ndarjes së fortë me Bashën dhe largimeve nga PD, në Kuvendin e 30 prillit u mandatuan si anëtarë të Këshillit Kombëtar edhe ish-sekretari Arben Ristani dhe dy ish-deputetët e përjashtuar Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Në Këshillin Kombëtar të PD do të jenë edhe 6 ish-ministra të PD. Rikthimi i Arben Imamit u paralajmërua që nga zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kur ky i fundit mori përgjegjësinë e drejtuesi të fushatës së kryebashkiakut të zgjedhur, Bardh Spahia.

Por edhe ish-ministrat Genc Pollo, Aldo Bumçi,  Myqerem Tafaj, Arben Beqiri dhe Florjon Mima do të jenë pjesë e një prej organeve më të larta vendimmarrëse të PD. Artistët nuk do të mungojnë në forumet politike të PD.

Raimonda Bulku, Renis Gjoka, Bujar Kapexhiu, Julian Deda, Robert Budina, Osman Mula janë emrat që bëjnë diferencën dhe që pritet të japin kontributin e tyre në departamentin e Kulturës në PD.

Por pjesë e Këshillit Kombëtar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të përhershme do të jenë për shkak të detyrave që kanë mbajtur si ish-presidentë, ish-kryeparlamentar apo dhe ish-dretues të PD Bujar Nishani, Jozefina Topalli, Tritan Shehu, dhe Eduard Selami.

Pas zgjedhjes, anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD pritet të mblidhen për të zgjedhur nënkryetarët e partisë, sekretarët dhe kreun e ri të Këshillit Kombëtar teksa në 22 maj demokratët përmes parimit një anëtar një votë do të zgjedhin kryetarin e ri të PD.

ISH-MINISTRAT

Aldo Bumçi

Arben Beqiri

Arben Imami

Florjon Mima

Genc Pollo

Myqerem Tafaj

ISH-DEPUTETËT

Andon Frrokaj

Albina Dedaj

Arben Ristani

Arbjola Halimi

Ardian Turku

Aurel Bylykbashi

Bedri Hoxha

Elena Qirici

Fatbardha Kadiu

Gent Stazimiri

Kletis Kruja

Klevis Balliu

Lorenc Luka

Mimoza Hajdarmataj

Myslym Murrizi

Nadire Mecorapaj

Roland Keta

Rudina Hajdari

Sherefedin Shehu

Voltana Ademi /abcnews.al/