Agjenti i Sergej Milinkovic-Savic, Kezman ka përgënjeshtruar lajmet e rreme për transferimin e lojtarit te Manchester United.
Mediat në Itali kanë raportuar se Milinkovic-Savic po synonte një lëvizje te Manchester United pasi kishte informacione që i atribuoheshin agjentit të lojtarit.
“Është një lajm i rremë, nuk kam dhënë asnjë intervistë kohët e fundit. Disa gazetarë janë thjesht të jashtëzakonshëm.
Jam shumë i inatosur. Kjo është një mungesë respekti për mua, Lazion dhe Sergej”, është shprehur Kezman.
Mesfushori i Lazios është një emër që është lidhur vazhdimisht me United prej disa kohësh. 27-vjeçari u propozua për një lëvizje në “Old Trafford” në vitin 2019, dhe emri i tij ka dalë sërish në skenë. /f.a/abcnews.al