Një baxho qumështi është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të diele në Krujë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramëz të Krujës, ku si pasojë e flakëve është shkrumbuar plotësisht baxho në pronësi të shtetasit Naim Zguri.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lodhje me shkaqet e kësaj ngjarje.
“Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotesisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimine shkakut të rënies së zjarrit’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al