Nis punimet Kuvendi i PD-së, e para merr fjalën ish-kandidatja për deputete Lediana Fratari: Këtu është vullneti i demokratëve

schedule10:59 - 30 Prill, 2022

schedule 10:59 - 30 Prill, 2022

Ka nisur punimet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike. Fjalën e para e ka marrë ish- Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Lediana Fratari e cila është shprehur se ky Kuvend është vullneti i anëtarëve të Partisë Demokratike.

“Në këtë Kuvend është vullneti i anëtarëve të Partisë Demokratike” tha Lediana Fratari.

Kuvendi i PD-së pritet të sjellë ndryshime të tjera në statut, po ashtu pritet që të miratohet edhe data e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Deri më tani është përfolur data 22 maji, por kjo datë pritet të miratohet në Kuvend.

Në Kuvendin e sotëm, Berisha ka ftuar ish bashkëpunëtorët Arben Imami e Jozefina Topalli, dhe të larguarit e fundit nga PD, si Rudina Hajdari e Myslym Murrizi, si dhe të gjithë deputetët e tjerë të demokratë. Deri më tani deputetët e tjerë, që nuk janë pjesë e Komisionit të Rithemelimit e kanë bojkotuar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!