Brdaric opsion për Partizanin? Gaz Demi konfirmon me “sms” Mehmetin në krye të demave

schedule20:38 - 29 Prill, 2022

schedule 20:38 - 29 Prill, 2022

Ditën e sotme qarkulluan lajme se në fund te sezonit do të largohet Dritan Mehmeti nga drejtimi i Partizanit dhe vendin e tij pritej ta zinte ish-trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric.

Pas ndeshjes që demat fituan me Dinamon 3-1, tekniku Mehmeti u ngacmua për këtë temë, por “timonieri” i të kuqve “devijoi” duke u shprehur se për momentin është i përqendruar vetëm tek ndeshjet.

Por ndërkohë, në studion e “Gol pas Goli” është lexuar një SMS që mbërriti në ato çaste nga presidenti i të kuqve, Gazment Demi.

“Mehmeti është trajneri im”, ishin fjalët e numrit një të  kuqve. Një konfirmim se klubi pritet të vazhdojë me teknikun në drejtim, në Europë apo në sezonin e ardhshëm, duke i besuar projektin e ri. /f.a/abcnews.al