Emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtarë të PD në Kuvendin e Sali Berishës janë kryefjala e momentit në çdo media.
Fillimisht, nga lista e zbardhur nga ABC, ata që tërhoqën më shumë vëmendje ishin emrat e njohur të ekranit, nga aktorë, këngëtarë deri te mjekët që kanë punuar me përkushtim në këtë periudhë të vështirë pandemie.
Megjithatë, disa kandidatët që duket se po bëjnë zhurmë janë edhe fëmijët e famshmëve të politikës.
Bëhet fjalë për djalin e ish-ministrit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi dhe Andi Mustafaj, djali i ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj.
Gjithashtu, edhe pse e njohur tashmë në politikë përmes figurës së saj, një kandidate që vjenë ga familje politikanësh, është Rudina Hajdari, e bija e liderit të demokracisë, Azem Hajdarit. Sakaq, Klevis Balliu, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike, por që njihet edhe si djali i gazetarit të njohur, Fahri Balliu.
Kujtojmë që Kuvendi Kombëtar do të nisë në orën 10:00, ku pritet të ketë fjalime nga pjesëtarë të rëndësishëm të PD-së. Në orën 14:00 do të nisë votimi për Kandidatët e Këshillit Kombëtar dhe votimi do të vazhdojë deri në votuesin e fundit./abcnews.al