Aktorja e njohur Zamira Kita është prej kohësh drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Provokacija” këtë të martë. E pyetur se kush është gjëja më e mirë që ka bërë që kur është vënë në këtë pozicion, Kita renditi të parin aktorin 92-vjeçar Kiço Qendron dhe disa nga rolet e saj në këto vite.
“Gjëja më e bukur është që kam rikthyer Koço Qendron. 92 vjet fluturon, të mbush me optimizëm për jetën. Jo vetëm ne që luajmë me të, por i gjithë publiku që e shikon. Fluturon. Pandi Bello më tha “Po ne mezi ecim në bulevard, ai kërcente në skenë”. 92 vjeç. Për Guinnes. I hymë kësaj rruge. Më tregoi rrugën Leonard Bombaj dhe i hyra kësaj pune, mirëpo mu kthye përgjigja që është një 94-vjeçar me rol kryesor në Bukuresht.
Është gjëja më e mirë që kam bërë këto vite. Edhe Dhimitër Orgocka që është shumë aktiv dhe shumë vital që nuk ka reshtur së vëni shfaqje. Kurse në rolet që kam bërë vetë, Bernarda Alba ka qenë një nga rolet e bukura. Një karakter nga më të bukurit në komedi e kam bërë së fundi me Gëzim Kamen. Një në komedi që e veçoj e kam bërë me Ilir Bokshin”, tha aktorja./abcnews.al