Putin kërcënoi Perëndimin me përdorimin e armëve bërthamore, Britania: Nuk duhet të shqetësohemi

schedule12:40 - 28 Prill, 2022

schedule 12:40 - 28 Prill, 2022

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka minimizuar kërcënimet e fundit nga presidenti rus Vladimir Putin se do të përdorte armë bërthamore, duke thënë se njerëzit nuk duhet të shqetësohen, sipas skynews.

Ditën e djeshme, Putin, duke ju drejtuar ligjvënësve në Shën Petërsburg tha se përgjigjja e tij ndaj kujtdo që ‘’kërcënon’’ Rusinë do të jetë “rrufe, e shpejtë’’ dhe vdekjeprurëse.

“Nëse dikush synon të ndërhyjë në atë që po ndodh nga jashtë, ata duhet të dinë se kjo përbën një kërcënim strategjik të papranueshëm për Rusinë. Ata duhet ta dinë se përgjigja jonë ndaj kundërsulmeve do të jetë e shpejtë”, tha ai.

Por Wallace tha se nuk është hera e parë që Putin kërcënon me masa të tilla.

“Putin do të duhet të pranojë se kjo është lfutë nëse dëshiron të mobilizojë më shumë nga ushtarë.  Por ai do të duhet ta pranojë këtë duke u përpjekur të fajësojë të tjerë”t.

Deri më tani, Rusia ka refuzuar ta quajë konfliktin një “pushtim” ose “luftë” dhe në vend të kësaj e ka cilësuar atë një “operacion special ushtarak”.

Wallace shtoi se NATO i ka marrë shumë seriozisht kërcënimet e Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!