Kina merr vendimin e prerë, ndalon shitjen e dronëve DJI në Moskë dhe Kiev

schedule11:31 - 28 Prill, 2022

schedule 11:31 - 28 Prill, 2022

DJI, lideri botëror i dronëve, ka pezulluar operacionet tregtare në Rusi dhe Ukrainë, duke u bërë kështu kompania e parë kineze e teknologjisë së lartë, që merr një vendim të tillë, sipas Reuters.

E themeluar në Hong Kong në vitin 2006, DJI specifikoi se “po angazhohej me klientët, partnerët dhe palët e tjera të interesuara”. Pekini nuk e dënoi pushtimin, duke zgjedhur neutralitetin në favor të Kremlinit, por kompanitë kineze qëndruan të heshtura se si të menaxhonin ndikimin e sanksioneve të rënda kundër Moskës.

DJI u përball me kritika nga Ukraina në mars, e cila akuzoi grupin e teknologjisë se ka lejuar forcat ruse të përdorin teknologjinë e saj në operacionet ushtarake, përfshirë kundër civilëve, sipas një deklaratë të zëvendëskryeministrit Mykhailo Fedorov.

Kompania, hodhi poshtë gjitha akuzat, dukë thënë se produktet e saj ishin të destinuara për përdorim civil.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!