Fatma e Meri e pyesin Sheidin sesi ia kanë dalë nga ana financiare për t’u ushqyer, në kushtet kur babai i tyre Xheviti, është invalid e nuk punon… ndërsa nëna e tyre Valbona, prej 7 muajsh është në koma.
Sheidi i tregon se i ati merr një kemp dhe se mundohen të blejnë vetëm gjërat elementare. Shpesh herë, kur dy vëllezërit e tij të vegjël
Fatma: Po nga ana financiare, si ia dilni, kush ju ndihmon
Sheidi: Babi merr një kemp. Ne blejmë gjërat elementare. Ka raste kur, gjërat janë të shtrenjta…ka ditë që vëllezërit duan të dalin jashtë, por s’mundemi.
Fatma: Çfarë ke dashur ti të të dhurojnë për ditëlindje?
“Vetëm të më zgjohet mami”-i thotë Marigleni.
Fatma shpërthen sërish në lotë. Për një moment largohet nga dhoma, nuk do që fëmijët të mërziten teksa e shohin duke qarë. Alteo vrapon drejt Fatmës dhe e përqafon.