Liverpool ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 në Anfield përballë Villarrealit.
Në pjesën e parë Liverpooli ka dominuar totalisht lojën, duke provuar disa herë të shënoj por nuk ia ka dalë dot pasi spanjollët u mbrojtën shumë mirë.
Pjesa e dytë nisi ndryshe për ekipin e Klopp, ku në minutën e 53-të ishte një autogol i Estupinan i cili zhbllokoi rezultatin.
Por dy minuta më pas, Salah shërben për Mane dhe ky i fundit nuk gabon përpara portës duke çuar rezultatin në 2-0.
Kaq ka mjaftuar për Liverpoolin për të marrë një fitore të artë ndaj një Villarreali të pafuqishëm në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League./h.ll/abcnews.al