Detaje të reja janë bërë publike për organizatën italo-shqiptare të trafikimit të drogës që u shkatërrua në Bresha. Mediat italiane shkruajnë se në një rast të vetëm janë sekuestruar mbi 3 tonë drogë që ishte trafikuar nga Shqipëria për në Itali me anë të mjeteve lundruese.
Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për organizatën kriminale italo-shqiptare që u shkatërrua në Bresha. Banda në të cilën janë përfshirë 20 persona, 16 prej të cilëve janë ndaluar, bënte trafikim lëndësh narkotike nga Shqipria dhe Holanda për në Itali. Gazeta italiane Korriere Dela Sera duke cituar autoritetet, zbardh edhe rrugët që ndiqnin anëtarët e bandës. Kjo media shkruan se marijuana merrej nga Shqipëria me anë të gomoneve që niseshin nga Vlora dhe mbërrinin në brigjet e Kalabrisë.
Madje e përditshmja nënvizon se marijuana transportohej më mijëra kilogramë në një herë të vemte. “Ka ndodhur që, në një operacion të vetëm, në bregdet janë sekuestruar mbi 3 tonë marijuanë”, shkruhet në artikullin e Korriere Dela Sera.
Ndërsa kokaina merrej në Holandë. Fillimisht shkonin disa pjestarë të bandës dhe bisedonin për çmimin dhe blerjen e drogës. Më pas nga italia nisej një makinë e boshatisur për në Holandë, pasi mbushej me kokainë rikthehej përsëri për në Bresha. Kokaina fshihej mirë nën sedilje.
Ndërkohë, drejtësia italiane ka vendosur masën e burgut pa afat për 14 persona, ndërsa për dy të tjerë është vendosur arrest shtëpiak. Autoritetet tashmë kanë nisur dhe hetimet për gjetjen e 3 personave që janë në arrati. Ndërsa një person tjetër ndiqet në gjendje të lirë. Në total në hetime janë përfshirë 12 shqiptarë dhe 8 italianë, mes të cilëve dhe një femër./abcnews.al