I riu në Durrës plagos me thikë vëllanë

schedule16:17 - 27 Prill, 2022

schedule 16:17 - 27 Prill, 2022

Një 20-vjeçar në Durrës ka plagosur me thikë vëllanë e tij. Uniformat blu bëjnë të ditur se E. O., 20 vjeç është arrestuar në flagrancë.

Sipas policisë, i riu pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë vëllanë e tij, shtetasin D. O., 27 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës vëllanë e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al