Strategjia e qeverisë për presidentin e ri një fabul e bukur, Kume: Zgjidhet nga deputetët, jo nga qytetarët

schedule13:03 - 27 Prill, 2022

schedule 13:03 - 27 Prill, 2022

Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume ka kritikuar strategjinë e qeverisë për të përfshirë qytetarët dhe shoqërinë civile në zgjedhjet e presidentit të ri.

Në  një intervistë në Abc Live,  Kume tha se presidenti në Shqipëri zgjidhet sipas kushtetutës, pra nga deputetët dhe jo nga qytetarët.

“Kushtetuta ka tjetër rregull për zgjedhjen e presidentit. Qytetari nuk është fare pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit. Presidenti zgjidhet sipas kushtetutës. Ai zgjidhte nga deputetët, nga ata që ne u kemi deleguar votën që të zgjedhin presidentin. Fushata e mazhorncës për zgjedhjen e presidentit për mua është një fabul e bukur, por nuk sjell efekt”, tha Kume.

Mandati i presidentit aktual Ilir Meta përfundon më 25 korrik.

Meta e kaloi mandatin e tij si president në konflikt të vazhdueshëm politik me partinë në pushtet dhe ndaj tij u ngritën 2 komisione hetimore për t’a shkarkuar.

Mazhoranca votoi për shkarkimin e tij në vitin 2021, vendim i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese duke i lënë Metës mundësinë të përfundonte mandatin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!