Gabimi i rëndë çon pas hekura vëllanë e ish-drejtorit

schedule10:51 - 9 Prill, 2019

schedule 10:51 - 9 Prill, 2019

Altin Isaraj vijon të ketë probleme me drejtësinë. 48-vjeçari është vëllai i Arben Isaraj, ish-drejtorit të Transportit Rrugor, i cili dha dorëheqjen pas arrestimit të Altinit në Tetor të vitit të kaluar.

Policia e kryeqytetit, thekson se Altin Isaraj, në rrugën “Rezevat e Shtetit” ishte pare të qëllonte në ajër nga një automjet në ecje, duke bërë të mundur edhe prangosjen e tij nga efektiv të Komisariatit Nr.1.

Ai u prangos me armë zjarri pistoletë pa leje, me 21 fishekë në shoqërinë e dy personave të tjerë, ndërsa ishte nën masë sigurie “Arrest shtëpi”.Edhe në të kaluarën 48-vjeçari ka pasur probleme me drejtësinë. Altin Isaraj u prangos me urdhër të prokurorisë në 2018 pasi u akuzua për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Ishte gjykata e Apelit ajo që ndryshojë vendimin për Isarajn. Shkalla e pare kishte vendosur arrest në burg, ndërsa gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “Arrest Shtëpia”, pasi 48-vjeçari vuan nga sëmundje të rënda që duan përkujdes shëndetësor./abcnews.al