Genocidi armen, Turqia përplaset me Italinë

schedule10:30 - 9 Prill, 2019

schedule 10:30 - 9 Prill, 2019

Ankaraja ka reaguar ashpër pas prezantimit në Parlamentin Italian të mocionit me anë të së cilit i kërkohet qeverisë italiane të njohë genocidin armen. Turqia pretendon se masakrat më vitin 1915 ndodhën në kuadër të një konflikti dhe se nuk ishin  të organizuara mbi baza etnike apo fetare.

Ambasadori i Italisë në Ankara Masimo Gaiani është thërritur në një takim urgjent në ministrinë e jashtme turke ku I është dorëzuar një note proteste e Ankarasë për shkak të një mocioni të prezantuar në parlamentin Italian. Me anë të këtij mocioni i kërkohet qeverisë italiane që të njohë genocidin armen.

Protesta diplomatike është një lëvizje rutinë në raste të ngjashme nga ana e qeverisë së Ankarasë e cila nuk njeh genocidin e armenëve, të ndodhur gjatë luftës së parë botërore. Turqia pretendon se masakrat më vitin 1915 ndodhën në kuadër të një konflikti dhe se nuk ishin  të organizuara mbi baza etnike apo fetare. Gjithashtu qeveria turke kundërshton dhe numrin e viktimave./abcnews.al