Dashi
Kjo ditë e mërkurë 27 duket të jetë paksa e ngadaltë dhe e turbullt. Keni kaq shumë gjëra në mendje dhe nuk arrini të menaxhoni gjithçka ashtu siç dëshironi.
Demi
Jeni pak të lodhur, por në të njëjtën kohë të kënaqur me rezultatet që po merrni në punë, por përpiquni të mos e teproni!
Binjakët
Këtë të mërkurë keni një avantazh. Të tjerët do t’ju shikojnë për të kuptuar se cili është sekreti juaj dhe kjo do t’ju rrisë vetëvlerësimin.
Gaforrja
Ndjeheni pak të lodhur, angazhimet e punës ju kanë përfshirë së tepërmi, por jeni edhe shumë të kënaqur me veten.
Luani
Vendosmëria juaj shpërblehet në këtë ditë. Megjithatë, mos u jepni hapësirë polemikave të panevojshme, mund të pendoheni.
Virgjëresha
Këtë të mërkurë jeni padyshim të qetë. Të tjerët do ta vënë re këtë ndjesi që ju përfshin dhe do t’i bëni për vete.
Peshorja
Jeni një person i qetë, por kjo zgjat derisa të vihet në provë durimi për ju. Numëroni deri në 10 përpara se të përgjigjeni.
Akrepi
Kjo kohë është padyshim në favorin tuaj, keni intuitë të mirë, por kujdes mos përfshiheni shumë në disa gjëra.
Shigjetari
Kjo e mërkurë 27 është dita që ju ndjeheni protagonistë. Të tjerët do të vlerësojnë mënyrën tuaj të të bërit të gjërat dhe në fund jeni ju që do të përfitoni.
Bricjapi
Këtë të mërkurë jeni të qetë, shqetësimet e ditëve të kaluara do t’ju duken të largëta dhe jeni gati të filloni nga e para.
Ujori
Jeni pak të lodhur, pas punës bëni një pushim. Një bisedë me një mik ose një libër i mirë mund të jetë gjë e mirë për ju.
Peshqit
Gjërat po kthehen gradualisht në vendin e tyre, mos u nervozoni dhe besoni në vetvete./abcnews.al/