Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmet në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, Berisha drejton gishtin nga Aleksandër Vuçiç, për të cilin thotë se kërkon të provokojë konflikt dhe destabilizim si dhe te vazhdoje projektin e tij të Serbomadhisë.
Në fund, ish-kryeministri kërkon që të ndërpriten menjëherë sulmet e serbëve ndaj policisë së Kosovës.
Reagimi i plotë:
Sulmet kriminale te bandave te Beogradit urdherohen nga serbomadhi Vuçiç!
Te dashur miq, pas argresionit barbar rus ndaj Ukraines, Beogradi ka organizuar falanga banditesh dhe ka ndermarre me to ne menyre te perseritur sulme kriminale dhe terroriste ndaj patrullave te policise se Kosoves ne veriun e vendit.
Me keto sulme te Vuçiç kerkon te provokoje konflikt dhe destabilizim dhe te vazhdoje keshtu projektin e tij te Serbomadhise.
Denoj me ashpersine me te madhe keto akte te perseritura kriminale ndaj policise se Kosoves dhe kerkoj nderprerjen e tyre te menjehershme. sb
/abcnews.al