Lavrov: Moska e gatshme për të bashkëpunuar me OKB-në për të ndihmuar civilët në Ukrainë

schedule17:55 - 26 Prill, 2022

schedule 17:55 - 26 Prill, 2022

Moska është e gatshme të bashkëpunojë me Kombet e Bashkuara për të ndihmuar civilët në Ukrainë të evakuohen, tha Lavrov.

Komentet e ministrit të Jashtëm rus erdhën gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

‘’Qëllimet tona janë kryesisht mbrojtja e popullatës civile dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me kolegët tanë të OKB-së për të lehtësuar gjendjen e popullatës civile’’, tha Lavrov.

Ndërsa Gutteres konfirmoi se “mijëra civilë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare shpëtimtare” në qytet.

Ai propozoi gjithashtu bashkëpunim me Kryqin e Kuq për të mundësuar largimin e njerëzve të ngujuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!