Piranjat kanë ndjekur një pedofil të moshuar deri në qytetin e Prizrenit. Një investigim që ka nisur para dy muajsh për pedofilinë në rrjetet sociale, ka përfunduar me kapjen dhe demaskimin e plot pesë pedofilëve.
Kjo teme kaq delikate do të transmetohet me tre seri në puntata të ndryshme te “Piranjat” dhe mund të konsiderohet një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
Sonte në mbrëmjen në orën 21:00 në Abc nuk duhet të humbisni historinë e një mësuesi pedofil nga Prizreni.
“Piranjat”, emisioni më i ri në ABC, nis transmetimin sonte në mbrëmje me një “Show” të vërtetë, si në studio, ashtu edhe në temat e trajtuara.
Nën moderimin e Florian Binaj dhe Arilena Arës programi do të ketë si pike referimi temat investigative, por pa lënë mënjanë, reportazhet, shakatë nëpërmjet kamerave të fshehta, si dhe ritmin e lartë dhe batutën nga dy moderatorët në studio.
/Abcnews.al/