Vasili i përgjigjet Ballës: Negociatat për presidentin në 2012 mes Berishës, Ramës, Patozit e Ruçit

schedule14:28 - 26 Prill, 2022

schedule 14:28 - 26 Prill, 2022

Deputeti i LSI Petrit Vasili ka sjellë në vëmendje negociatat për zgjedhjen e presidentit në vitin 2012 për t’iu përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës. Balla tha se kjo është hera e parë që një maxhorancë hyn në bisedime për të pasur një President.

Por, Vasili shkruan se në 2012 në bisedime u ulën Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi për zgjedhjen e presidentit.

“Taulant Balla nga halli i Ramës thau memorjen dhe çuditi dynjanë kur thotë për herë të parë bëhen bisedime për presidentin: “Është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime me dakordësinë për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”. Po mirë mo Taulant po në 3 qershor 2012 për të zgjedhur presidentin harrove qe u takua Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi. Ju vazhdoni thelloni gropën septike dhe nxirrni ne fund një president qe vjen erë. Për të freskuar kujtesën që u ka futur ne xhep Rama ja fotot e 3 qershorit 2012”, shkruan Vasili.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!