Mbarë bota është alarmuar nga sëmundja akute e hepatitit te fëmijët pas zbulimit të rasteve të diagnostikuara në 11 vende të ndryshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se janë identifikuar 169 raste me hepatit akut te fëmijët e moshës nga 1 muajsh deri në 16 vjeç.
Ndërkohë ekspertët në shtetin fqinj të Greqisë thonë se virusi ka mbërritur në vend edhe pse asnjë rast nuk është konfirmuar zyrtarisht.
“99% virusi ndodhet në Greqi”, tha profesori në Departamentin e Epidemiologjisë Gikas Magiorkinis.
Për sa i përket Shqipërisë Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se deri më tani nuk ka raste të zbuluara në vend.
Lexo edhe: Harta shqetësuese e hepatit akut te fëmijët, ekspertët zbulojnë shkakun dhe simptomat
Sipas OBSH-së, një fëmijë i prekur nga kjo sëmundje humbi jetën, ndërsa 17 të tjerë kanë kërkuar transplantin e mëlçisë.
Shumica e rasteve janë raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, 114. Sipas OBSH-së, ka pasur 13 raste në Spanjë, 12 në Izrael, nëntë në Shtetet e Bashkuara dhe një numër më i vogël rastesh të konfirmuara në Danimarkë, Irlandë, Holandë, Itali, Norvegji, Francë, Rumani dhe Belgjikë. Hepatiti është inflamacion i mëlçisë, një organ jetik që përpunon lëndët ushqyese, filtron gjakun dhe ndihmon në luftimin e infeksioneve
/abcnews.al/