Drejtori i burgut të Reçit u arrestua për vjedhje, prezantohet brenda disa orësh zëvendësuesi

schedule12:01 - 26 Prill, 2022

schedule 12:01 - 26 Prill, 2022

Brenda disa orësh nga arrestimi i drejtorit të komanduar të burgut të Reçit Ervis Zika është gjetur zënvendësuesi i tij.

Në vend të tij do të komandohet Seit Vuçaj i cili do të prezantohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.

Lexo edhe: Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Zika u arrestua për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Ai akuzohet për vjedhje duke shpërdorur detyrën, e konkretisht për vjedhje karburanti duke firmosur dokumente fiktive. Dyshohet se në burg janë futur sende të kundërligjshme duke shmangur skanerin.

Lexo edhe: Burgu i Reçit s’gjen qetësi, nga greva e të dënuarve te arrestimet e punonjësve dhe drejtorëve

 Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për Zikën.

/abcnews.al